Prezantim i stafit

Ekipi jonë

GT Legal Consulting” është gjithçka që ju nevojitet për të zgjidhur çështjet tuaja ligjore, për të lehtësuar biznesin tuaj dhe transaksionet personale, si dhe për të mbrojtur më mirë të drejtat dhe interesat tuaja.

Isabela Tafili GT Legal

Isabela Tafili - Partner

Znj. Tafili u diplomua me një Master në të Drejtë Civile në Universitetin e Tiranës, dhe është pranuar si avokate në Dhomën e Avokatisë e Shqipërisë. Ajo ka një përvojë të madhe në përfaqësimin e klientëve në gjykatë në procedurat administrative, penale dhe në çështjet civile. Znj. Tafili flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe italiane.

Ili Gërdupi GT Legal

Ili Gërdupi - Konsulent i Jashtëm

Z. Gërdupi u diplomua me një Master në të Drejtën e Shoqërive të Informacionit nga Universiteti i Turkut në Finlandë dhe është pranuar si avokat në Dhomën e Avokatisë e Shqipërisë. Ai ka përvojë të konsiderueshme duke ndihmuar investitorët e huaj në aspekte të ndryshme të së drejtës së biznesit, përfshirë ligjin e konkurrencës, ligjin tatimor dhe marrëveshjet e koncesionit për klientët që operojnë në industri të ndryshme me një fokus në energjinë e rinovueshme. Z. Gërdupi flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe italiane.

Praktika ndërkombëtare
Siguri dhe besueshmëri
Tarifa të drejta
error: