Shërbimet e ofruara

Ndër shërbimet ligjore që ne ofrojmë përfshihen:

Konsulencë

Konsulencë ligjore për krijimin dhe drejtimin e një biznesi përmes të gjitha formave të partneritetit në Shqipëri (shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar / shoqëritë aksionare janë më të përdorurat). Ne ndihmojmë investitorët vendas dhe ndërkombëtarë për të krijuar dhe drejtuar më mirë biznesin e tyre, duke siguruar shërbime të shpejta dhe të besueshme ligjore, duke përmirësuar cilësinë e biznesit dhe konkurrencën e tyre në treg.

Asistencë

Ne ofrojmë ndihmën tonë në: Themelimin dhe regjistrimin e Shoqërive Aksionare, Shoqërive me Përgjegjësi të Kufizuar, degëve dhe zyrave të përfaqësimit të shoqërive të huaja; Këshilla ligjore për shoqëritë tregtare; Menaxhimi i konflikteve midis aksionerëve; Marrëveshjet e aksionarëve; Qeverisja e korporatave; Likuidimet dhe Ristrukturimi; Hartimi dhe rishikimi i të gjitha kontratave tregtare (agjenci, shpërndarje, ekskluzivitet, marrëveshje shërbimi, shitje, komision, etj).

Mbrojtje Penale

Avokatët tanë gjithashtu praktikojnë në të drejtën penale në Shqipëri dhe përfaqësojnë klientët në shkallë vendi. E drejta për një avokat është një e drejtë kushtetuese dhe ne sigurojmë që të gjithë të akuzuarit për një krim ose kundravajtje penale të marrin shërbime juridike. Ekipi ynë është kompetent në njohuritë dhe procedurat juridike penale, dhe fokusi kryesor i tij është interesi më i mirë i klientit.

Konsultime

Konsultime ligjore për krijimin e një Organizate Jo-Qeveritare në Shqipëri (Regjistrimi i një Organizate Jo-Qeveritare; Regjistrimi i një Dege të OJQ-je; Regjistrimi i një OJQ-je të huaj në Shqipëri).

Administrativ/Civil

Konsulencë ligjore për çështje gjyqësore administrative, civile dhe/ose tregtare, dhe nëse do të paraqitet nevoja përfaqësim ligjor para gjykatave të çdo niveli në Republikën e Shqipërisë.

Konsulencë

Konsulencë ligjore dhe asistencë për Klientët, duke përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e tyre në procese të ndryshme administrative dhe kryerja e procedurave të aplikimit përpara çdo autoriteti të administratës publike për marrjen e lejeve, licencave ose autorizimeve administrative.

Konsulencë

Konsulencë ligjore dhe asistencë për Klientët, duke përfaqësuar interesat e tyre në çështje të ndryshme të Punësimit dhe Kompensimit para Gjykatave të çdo niveli në Republikën e Shqipërisë. (Kontratat e Punësimit dhe Menaxhimit; Kontratat e Punës; Këshilla në çështjet e të drejtës së punës; Procese gjyqësore për marrëdhënie pune të cilat zhvillohen në Shqipëri)

Konsulencë

Konsulencë ligjore mbi ligjin e falimentimit në Shqipëri (Procedurat e Falimentimit; Riorganizimi i Biznesit; Ristrukturimi i Borxhit; Përfaqësimi i Kreditorit dhe Debitorit; Gjyqësia e Falimentimit)

Konsulencë

Konsulencë ligjore mbi ligjin e konkurrencës në Shqipëri (Antitrust; Bashkim i grupeve influencuese; Konkurrencë e jo e ndershme në treg etj)

Konsulencë

Konsulencë ligjore, rishikim dhe hartim i kontratave / marrëveshjeve private.

Konsulencë

Konsulencë ligjore dhe përfaqësim në çështjet familjare, duke përfshirë divorcin, kujdestarinë e fëmijëve, etj përpara Gjykatave të çdo niveli në Republikën e Shqipërisë.

error: